Juventusi ia cakton çmimin “qesharak” Ronaldos

Juventusi thuhet se kërkojnë 29 milionë euro për yllin portugez, Cristiano Ronaldon.

“Biankonerët” morën pesë herë fituesin e Topit të Artë për 99 milionë funte, ku ai ka shënuar 92 gola në 121 paraqitje, duke fituar tituj me Juven.

Por në Ligën e Kampionëve, një kompeticion që Ronaldo e ka fituar pesë herë, klubi nuk ka arritur të kapërcej çerekfinalet që kur ai u bashkua.

Superylli i Portugalisë ka qenë nën kritika të mëdha për dështimin për t’u paraqitur mirë ndaj Portos, ku “Zonja e Vjetër” u eliminua këtë edicion para pak ditësh.

Dhe raportet thonë se Juventusi do të takohet me 36-vjeçarin për të diskutuar të ardhmen e tij në Torino.

Sipas Corriere dello Sport, përmes Football Italia , kampionët e Serie A do të kërkonin të rikuperonin një minimum prej 29 milionë eurove duke dalë nga kontrata e tij në mënyrë që të shmangnin një humbje financiare.

Kontrata e Ronaldos me Juven skadon në vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *