Mërgim Berisha po tregon se është në formë jetësore te skuadra austriake, RB Salzburg.
Berisha ka qenë golashënues në fitoren e thellë 4:1 të Salzburgut në shtëpi kundër St. Poltenit.
Lojtari shqiptar realizoi në minutën e 90-të nga pika e bardhë e penalltisë për epilogun përfundimtar.
Ky ishte goli i nëntë i Berishës në 20 takime dhe ka ndihmuar bashkëlojtarët me pesë asistime.