Atletico Madridi ka kaluar në epërsi kundër Real Madridit, në derbin madrilen në La Liga që po zhvillohet momentalisht në Wanda Metropolitano.
Luis Suarez shënoi për 1:0 në minutën e 15-të.
Ai u shërbye nga Marcus Llorente dhe e mposhti portierin e Realit me një goditje mjeshtërore.
Ky ishte goli i 17-të këtë sezon në La Liga për ish-sulmuesin e Barcelonës.
Atletico Madrid 1 × 0 Real Madrid | GOAL! Suarez ?pic.twitter.com/7LW7at3DpU
— #FastGoal (@Fastgoal2) March 7, 2021