“Huqja e sezonit” – Saiss nuk shënon në portën e zbrazët nga një metër largësi dhe bëhet viral në rrjetet sociale

Romain Saiss ka humbur një nga shanset më ideale, pasi goditja e tij nga afërsia në portën e zbrazët shkoi mbi traversë.

Wolverhampton Wanderers kanë barazuar në udhëtim te Aston Villa pa gola (0-0) në ndeshjen e javës së 27-të në Ligën Premier.

Megjithatë, Ujqërit mund ta merrnin një fitore të madhe dhe të ngjiteshin në tabelës, sikurse Saiss të ishte më i saktë.

Lojtari i mysafirëve ka bërë njërën nga huqjet më të mëdha të sezonit, mos thënë më të madhen.

Saiss ishte rreth një metër larg vijës së portës dhe në portën e zbrazët dështoi të shënojë.

Reprezentuesi maroken nuk ishte në gjendje ta fuste topin në rrjetë dhe goditja e tij shkoi mbi traversë.

Ky rast i humbur bëri që Saiss të vë duart në kokë dhe të shtrihej përtokë duke mos i besuar syve dhe as vetes që humbi këtë rast ideal.

Është e panevojshme të thuhet, por ky rast i humbur nga Saiss ka bërë që tifozët të shkruajnë vazhdimisht në rrjetet sociale dhe të bëhet virale.

“Sinqerisht ishte më e vështirë të humbasësh”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

“Huqja e sezonit nga një milje. Si e humbi atë?”, shkroi një përdorues tjetër.

“Hahaha është mbresëlënëse !! Si dreqin e arriti atë”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *