Juventus dhe Lazio do të përballen në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.
“Bianconerët” po kërkojnë të ngjiten dhe të mos mbeten pas në luftën për Scudetto. Juve aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 49 pikë.
Lazio kërkon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, “Biancocielestët” mbajnë pozitën e shtatë me 43 pikë.
Për Juventusin mungojnë, Arthur, Bentancur, Chiellini dhe Dybala
Për Lazion, Luiz Felipe, Radu dhe Lazzari.
Formacionet zyrtare të klubeve.
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Demiral, Danilo, Alex Sandro; Chiesa, Rabiot, Ramsey, Bernardeschi; Kulusevski, Morata
Lazio: Reina; Marusic, Hoedt, Acerbi; Lulic, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Fares; Correa, Immobile