Humbja e pësuar kundër Lyon-it ka nxjerrë në pah të gjitha limitet e skuadrës së Sarri-t. Bardhezinjtë kanë luajtur ndeshjen më të keqe të sezonit.
Ronaldo me shokë nuk kanë arritur ta vënë në asnjë moment në vështirësi ekipin francez, me përjashtim të 15 minutave të fundit. Shumë pak për këtë Juventus, që duket se ka shumë vështirësi për të kuptuar konceptet e Sarri-t.
Ka qenë vetë trajneri toskan që ka pranuar vështirësitë e skuadrës së tij. Megjithatë, Sarri nuk është i vetmi që e ka bërë një gjë të tillë.
Cristiano Ronaldo, në fakt, ka kritikuar punën e bërë nga mesfusha gjatë intervalit të ndeshjes së Champions League dhe duke folur me Dybala-n, ai ka thënë:
“Jemi vetëm, mesfushorët nuk po na japin mbështetjen e duhur”, ka thënë portugezi. Argjentinasi ka qenë dakord, duke shtuar: “Nuk po kapin asnjë top”.
Intervallo di lione-Juve, Ronaldo: " i centrocampisti non ci danno abbastanza supporto, siamo da soli"
Dybala: "non la prende nessuno"
Ronaldo: " si anche sulle seconde palle, niente" pic.twitter.com/hmD4VlOD45— emilio (@emi_80_te) February 29, 2020