Arsenali ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Burnley, duke barazuar 1-1.
‘Topçinjtë’ e nisën ndeshjen mirë.
Ata e gjetën golin e ndeshjes përmes Aubameyang në minutën e gjashtë të takimit.
Më pas e kontrolluan mirë ndeshjen, duke mos i dhënë shumë hapësira kundërshtarit.
Por, në minutën e 39’, ndodhi ajo që askush nuk e priste.
Granit Xhaka bëri një gabim amatoresk që i kushtoi me gol ‘Topçinjve’.
Nga këtu ndryshoi ndeshja dhe Burnley qëndroi fort deri në fund, për të marrë një pikë.
Kështu, Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e dhjetë pas 27 xhirove, tani në kuotën e 37 pikëve.
Xhaka, you good bro? ? pic.twitter.com/ATTubNO4JK
— Gol Di Tottenham (@GolDiTottenham) March 6, 2021