Gjatë ditës së djeshme është hapur xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës, ndërsa sot do të shohim edhe dy ndeshje tjera, shkruan lajmi.net.
FC Gjilani dhe Arbëria do të luajnë në stadiumin e qytetit të Gjilanit “Agim Ramadani”.
Klubi nga kryeqyteti, FC Prishtina, do të mirëpres në stadium KF Llapin, kjo e fundit e cila po kalon në një formë shumë të mirë.
Të dy ndeshjet zhvillohen në të njëjtin orar, pra, 13:00.