Një ditë përpara ndeshjes në La Liga kundër Osasunës, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp.
Barcelona është akoma në garë për titullin e La Ligas dhe po lufton të rikthehet në kreun e tabelës, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, forma shumë e mirë e Atletico Madrid nuk po lejon një gjë të tillë.
Këtë javë, ndeshja më interesante në La Liga do të jetë ajo mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, e Barcelona padyshim që do përcjell me vëmendje këtë përballje.
I pyetur mbi rezultatin për derbin e Madridit, Koeman u përgjigj: Fillimisht është ndeshja jonë. Është gjithmonë më mirë të humbasë pikë skuadra e cila është më përpara”.