Gjashtë pikë larg ndjekësit më të afërt, Milanit – Interi po vazhdon në rrugën e duhur drejt titullit në Itali pas 11 vjetësh.
Interi e ka shfrytëzuar më së miri gabimin e Milanit në xhiron e 25-të në Serie A.
Të besuarit e Antonio Contes kanë rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Parma, duke triumfuar 2-1.
Të dy golat për Interin i shënoi Alexis Sanchez. Ai shënoi fillimisht për 1-0 në minutën e 55-të, dhe më pas për 2-0 në atë të 61-të.
Krejt çka arriti Parma deri në fund ishte goli i nderit, i shënuan në minutën e 71-të nga Hernani.
Pas kësaj fitore, Interi ka shkuar në kuotën e 59 pikëve, duke lënë prapa Milanin në vendin e dytë me 53 pikë.