Ronald Koeman vlerësoi mendimin e Barcelonës ndërsa ata përfunduan një rikthim të jashtëzakonshëm ndaj Sevillas në gjysmëfinalet e Copa del Rey dhe siguruan një vend në finalen e madhe të Kupës së Mbretit.
Ousmane Dembele shënoi gjatë fillimit të ndeshjes, ndërsa Gerard Pique shënoi në minutat shtesë për 2-0, rezultat me të cilin ishte mbyllur ndeshja e parë.
Në minutat shtesë, Barcelona gjeti edhe një gol vendimtar me anë të Martin Braithwaite, i cili shënoi për 3-0 dhe kjo fitore me karakter ka gëzuar trajnerin.
“Ne gjithmonë kemi besuar. Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga Copa del Rey. Është çështje mentaliteti”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.
“Unë, si trajner, nuk mund të kërkoj nga ekipi im të bëjë më shumë nga ato që kam parë sonte (e mërkurë)”.
“Ne luftuam deri në kohën shtesë dhe është e pabesueshme. Jam shumë i kënaqur me punën e ekipit”.
“Ne e meritonim të kualifikohemi. Unë mendoj se ishim më të mirë në të dy ndeshjet. Ne ishim ekipi më i mirë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/