Edhe pse kishte humbur me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, Barcelona e ka përmbysur rezultatin në ndeshjen e dytë kundër Sevillas në “Camp Nou” dhe ka kaluar kështu në finale të Copa del Rey.
“Blaugranët” e nisën furishëm takimin dhe e gjetën golin e epërsisë pas 12 minutave lojë kur sulmuesi francez Ousmane Dembele realizoi një gol të shkëlqyeshëm.
Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje shumë e balancuar me shumë pak raste shënimi nga të dy skuadrat dhe kur po mendohej se Sevilla do të kalon në finale të këtij kompeticioni, në skenë doli Gerard Pique i cili shënoi për 2-0 në sekondat e fundit të minutave shtesë duke siguruar vazhdimet e kësaj ndeshjeje.
Meqenëse Sevilla mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Fernandos në minutën e 90’, Barca hyri më e motivuar në vazhdime dhe në minutën e 95’ Braithwihite realizoi për 3-2.
Kjo fitore ia siguroi Barcelonës kualifikimin në finale dhe aty e pret fituesin nga takimi i ditës së nesërme ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit.