Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit, mendon se barazimi 0-0 në ‘Fadil Vokrri’ me Prishtinën është rezultat i drejtë.
Kryendeshja e xhiros së 20 në PIKO Superligë u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Për 90 minuta, dy skuadrat kishin rastet e veta, por ndeshje përfundoi me rezultatin që edhe nisi, 0-0.
“Është rezultat pozitiv duke e pasur përsysh që ishte ndeshje direkte, dhe luajtëm në udhëtim. Mendoj se rezultati është real, kaq merituam”, u shpreh Munishu.
“E kemi studju mirë Prishtinën, i kënaqur me mënyrën se si u mbrojtëm si skuadër, në sulm është dashur të bëjmë më shumë”.
“Jemi në rrugën e duhur për të përmirësuar traditën e klubit, kemi lojtarë të rinj. Jemi rritur si skuadër, katër ndeshje s’kemi pësuar gol këtë edicion, kemi shënuar shumë, do të vazhdojmë kështu”.
“Titulli? Kemi konkurrent skuadra mjaft cilësore, si Drita, Prishtina – do të jetë e vështirë për titull, por nuk është e pamundur, deri tani kemi treguar cilësi, klubi është shumë mirë i organizuar. Ne shkojmë ndeshje pas ndeshje. S’kemi presion, presion është te të tjerët”.