Vazhdojnë arrestimet te Barcelona – pas Bartomeut, në pranga edhe dy drejtorë të tjerë

Barcelona është zgjuar nën ankthin e policisë së Spanjës që kanë bërë disa arrestime dhe bastisje në zyrat e tyre.

Sipas asaj që raporton Cadena Ser, Jose Maria Bartomeu është prangosur nga autoritet spanjolle.

Ish-presidenti akuzohet për skandalin “BarçaGate”, aty ku thuhet se ai ka punuar në prishjen e imazhit të anëtarëve të klubit.

Pas arrestimit të tij, në pranga janë vënë edhe drejtori gjeneral Oscar Grau e drejtori tjetër, Roman Gomez Ponti.

Në skandalin e publikuar, aty ishte tentuar prishja e imazhit edhe të Lionel Messit.

Bartomeu dha dorëheqje në fund të vitit të kaluar, derisa zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 7 mars. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *