Policia katalonase bastisë zyrat e Barçës

Zyret e Barcelonës janë bastisur sot nga Policia katalonase në kërkim të informacioneve që kanë lidhje me “Barçagate”, transmeton lajmi.net.

Pjestarë nga Policia “Los Mossos” kanë hyrë në ndërtesat e klubit këtë mëngjes dhe operacioni është duke vazhduar, ku sipas “Marca” detaje të tjera do të shfaqen gjatë ditës.

Informacioni i gjeneruar dërgon drejt tek “Barçagate”, në rastin ku u zbulua nga mediat spanjolle se një kompani është paguar që të prodhojë lajme negative në mediat sociale, më saktë të prishë reputacionin e kundërshtarëve të ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu.

Kompania në fjalë, do të punonte që të prishte reputacionin e njerëzve në klub, kryesisht kundërshtarë të Bartomeut.

Bartomeu i kishe mohuar akuzat, por në fund dha dorëheqje për shkaqe të njohura për tifozët e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *