Zlatan Ibrahimovic e ka lëshuar nga dora një mundësi të artë për ta kaluar Milanin në epërsi kundër Romës, në fillim të takimit mes tyre që po zhvillohet momentalisht në Stadiumin Olimpik.
Sulmuesi suedez kishte mundësi të shënonte në portën boshe duke përfituar nga një gabim i portierit Pau Lopez në minutën e 10-të, raporton GE.
Në vend se të godiste në mënyrë të sigurt, ai u përpoq ta bënte një gjë të tillë me thembër.
Për më tepër, suedezi e kishte të lirë Hakan Calhanoglun por zgjodhi ta injorojë.
Ky takim është i një rëndësi shumë të madhe për Milanin dhe Romën.
Të dy skuadrat janë nën presion për të fituar, pasi Milani rrezikon të ngelë shtatë pikë prapa liderit dhe rivalit, Inter, derisa fitorja do ta dërgonte Romën në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg kuqezinjve.