Batatina “shpërthen” pas fitores ndaj Ballkanit: E kemi rikthyer “Banjën e Luzhanit”, këtu nuk merr më pikë asnjë skuadër

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka komentuar fitoren e sotme ndaj Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovë, Llapi mundi Ballkanin me rezultat minimal, 1:0.

Pas ndeshjes, Batatina deklaroi se futbollistët i kryen me përgjegjësi detyrat e dhëna nga stafi teknik.

“Kemi qenë të vëmendshëm nga fillimi i takimit. Futbollistët u janë përgjigjur detyrave të stafit teknik për të cilat jemi marrë vesh gjatë seancave stërvitore dhe me një angazhim maksimal arritëm ta fitonim ndeshjen”, ka thënë Batatina për “Art Sport”.

“Kjo fitore është e gjitha merita e futbollistëve”, tregoi ai.

“Ky vit është i yni, askush nuk mund të na ndal. Ballkani, Drita dhe Prishtina nuk kanë asgjë më shumë se ne. Objektivi ynë është dalja në Evropë dhe shpresoj ta realizojmë. Duhet të qartësojë edhe një gjë që e kemi rikthyer “Banjën e Luzhanit”, këtu nuk merr më pikë asnjë skuadër”, deklaroi Tahir Batatina. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *