Vetëm një pikë për Juventusin në ballafaqimin e xhiros së 24 të Serie-A me Veronan, ndeshje kjo e cila u zhvillua të shtunën pasdite.
Pas një pjese të parë pa gola, Ishte Cristiano Ronaldo ai i cili e kaloi Juventusin në epërsi me golin e tij të realizuar në minutën e 49’, përcjell KosovaPress.
Por, befasia skuadrës së Andrea Pirlos i erdhi në minutën e 77’ kur Barak realizoi për 1-1 pas krosimit të Lazovicit.
Ky barazim është i hidhur për Juventusin pasi mbetet kështu shtatë pikë para Interin që kryeson tabelën, ndërsa rrezikon të bie deri në vendin e pestë nëse Roma dhe Atalanta mposhtin rivalët e tyre.