ZERO GJUAJTJE në portë, në Turqi u luajt ndeshja më e mërzitshme e vitit!

Ndeshja më e mërzitshme e vitit është luajtur pasditen e sotme në Superligën turke, ku Antalyaspor dhe Istanbul Basaksehir barazuan mes tyre 0-0.

Deri këtu çdo gjë është në rregull, por nëse shohim statistikat atëherë do të vendosim duart në kokë. 3 gjuajtje gjithësej në 90 minuta të luajtura. Ajo që e bën akoma më të mërzitshme është fakti që të treja gjuajtjet kanë qenë jashtë portës.

Thënë ndryshe, Antalyaspor dhe Basaksehir nuk goditën asnjëherë drejt portës në 90 minuta. Vërtet diçka e rrallë dhe e pabesueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *