Sot është zhvilluar ndeshja e parë e xhiros së 22-të e Superligës së Kosovës në futboll ku u ballafaquan Trepça 89’ dhe Prishtina.
Klubi nga kryeqyteti mori një fitore tejet të vlefshme të cilën e arriti vetëm në çastet e fundit të ndeshjes duke triumfuar me rezultat 2-1.
Dellova i dha epërsinë mysafirëve me golin e tij në minutën e 52’ dhe ky rezultat qëndroi deri në minutat shtesë të ndeshjes, por pikërisht aty ndodhi ndryshimi i shpejtë.
Fillimisht Trepça 89’ barazoi rezultatin në minutën e 91’ me golin e Mujasm por Prishtina nuk u dorëzua dhe e fitoi takimin me golin e Abazit në minutën e 96’ duke arkëtuar tre pikë të reja.
Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në kuotën e 44 pikëve në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se Ballkani si lider i tabelës.
Në vendin e tretë ndodhet Drita me 44 pikë e ndjekur nga Gjilani me 31 dhe Trepça 89’ me 28 pikë.
Pesë ekipet e pjesës së poshtme të tabelës janë:
Arbëria me 25 pikë
Feronikeli 24
Llapi 23
Drenica 23
Besa 7