Antonio Cassano është pjesë e 11 blerjeve më të këqija të të gjitha kohërave të Real Madrid, sipas AS.
Sulmuesi barez, i transferuar në Madrid në janarin e 2006-ës, ka luajtur vetëm 29 ndeshje në një vit e gjysmë, duke shënuar 4 gola.
Në formacionin e AS bëjnë pjesë edhe dy njohje të vjetra të futbollit italian, si Albano Bizzarri. Argjentinasi ka luajtur 15 ndeshje në sezonin 1999-2000 para se të transferohej te Valadollid.
Më pas vjen Pablo Garcia, mesfushor uruguaian, i cili ka qenë një dështim edhe te Milan-i dhe Venezia nga 2000 në 2002. U transferua te Real Madrid në 2005 dhe ka luajtur vetëm 25 ndeshje.
Kjo është skuadra e zgjedhur (4-3-3):
Bizzarri
Diogo
Woodgate
Spasic
Coentrao
Gravesen
Pablo Garcia
Faubert
Baljic
Cassano
Drenthe