Sulmuesi argjentinas i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Instagram” me maskë oksigjeni.
Argjentinasi është shfaqur befasisht në një fotografi, teksa mbante maskën e oksigjenit duke treguar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ende nuk dihet arsyeja se pse Icardi është në këtë gjendje, derisa nuk ka ndonjë njoftim nga kampionët e Francës.
Dyshimet e para janë se Icardi është i infektuar me koronavirus, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë.
Lojtari në fjalë nuk do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës ndaj Dijonit.