Ylli kosovar, Milot Rashica bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e Werder Bremenit ndaj Eintracht Frankfurtit 2:1.
Rashica dhuroi një asist në golin e barazimit dhe pati impakt të jashtëzakonshëm në këtë fitore, shkruan GE.
Ai luajti për 86 minuta, kurse nga WhoScored u vlerësua me notën më të lartë nga të gjith, 8.2.
Me notë të njëjtë u vlerësua edhe autori i golit të fitores, Sargent.