Komisioni Disiplinor i FFK-së, u ka shqiptuar gjoba zyrtarëve të KF Drenicës dhe atyre të KF KEK-ut.
Vendimi i parë ishte ndaj klubit të KF Drenicës, i cili u dënua me shumën 1 mijë euro për shkak të shkeljes së rregullave anti-COVID-19.
Ndihmës-trajneri i KF Drenicës, Skender Mustafa, u ndëshkua me të kuq dhe u dënua me tre ndeshje mos-lojë.
Edhe trajneri i KF Drenicës, Bledar Devolli, i cili kishte hyrë në fushë dhe ka fyer zyrtarët e KF Besës, është dënuar me dy ndeshje mos-lojë.
Në anën tjetër, Kryetari i KF KEK-ut, Besian Mjeku, i cili kishte hyrë në dhomat e zhveshjes dhe kishte sulmuar verbalisht gjyqtarin e ndeshjes, u dënua me tre ndeshje ndalesë të kryerjes së detyrave në klub.
Edhe Kryetari i KF KIKA u dënua me dy ndeshje të mos zhvillojë veprimtatinë në klub, shkaku i sulmit verbal ndaj gjyqtarit.