Arsenal ka bërë “mrekullinë” duke mposhtur Benfican në kuadër të 1/16 të Europa League.
Në ndeshjen e parë, skuadrat u ndanë me barazim 1-1, transmeton lajmi.net.
Ishte fillimisht Aubameyang i cili i dha Arsenalit avantazhin (21’).
Goncalves shënoi nga gjuajtja e lirë në min (43’). Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin 1-1.
Aubameyang për pak sa nuk u bë hero i ndeshjes, pasi shënoi në min (50’) por që sistemi VAR e anuloi golin e tij.
Rafa Silva i dha avantazhin portugezëve në min (61’), por përgjigja e “The Gunners” ishte e shpejtë.
Kieran Tierney shënoi në min (67’) për të barazuar shifrat.
Golat si mysafirë numërohen edhe në terrenet neutrale që po zhvillohen ndeshjet në Europa League dhe Ligën e Kampionëve.
Por, në min (87′) Pierre-Emerick Aubameyang “shokoi” Benfican duke shënuar dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Tani, Arsenali kualifikohet tutje dhe Benfica rikthehet në Portugali më nje eleminim nga Europa League.