Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.
Kjo humbje e ka trazuar taborin e skuadrës drenicase, madje sot kanë qenë tifozët e Feronikelit “Tigrat e Zi”, që hapur kanë kërkuar largimin e trajnerit Klodian Duro.
“Nikli” pas 21 ndeshjeve ka 24 pikë në tabelë, vetëm një më shumë sesa pozita që dërgon në Ligën e Dytë dhe nëse ndodh kjo sigurisht që do të ishte një humbje e madhe.
Ish trajneri i kësaj skuadre Afrim Tovërlani i cili e njeh shumë mirë taborin e “Niklit”, pasi ishte trajner aty dhe ishte pikërisht Duro që e pasoi atë, nuk ka dashur ta komentojë situatën aktuale të Feronikelit.
Ai shumë shkurt për Demokracia.com ka thënë se nuk ka ai çfarë të flet, janë drejtuesit e klubit ata që duhet të flasin.
“Nuk kam çka të komentoj. Zyrtarët e klubit e dinë më së mirë se çka po ndodh”, ka thënë shkurt Tovërlani duke mos dashur të flas më shumë.