Sot (e enjte) janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas tetë ndeshjeve pa fitore (gjashtë humbjeve dhe dy barazimeve), skuadra e Drenicës shënoi fitore sot.
“Kuqezinjët” nga Skenderaj shënuan fitore 1-3 në derbin ndaj Feronikelit të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Fitore pas një kohe të gjatë shënoi edhe Arbëria, e cila mposhti 0-3 Besën në “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës.
Tabela në Superligën e Kosovës, pas javës së 21-të: