Real Madridi arriti një rekord të madh në Ligën e Kampionëve pas ndeshjes ndaj Atalantas

Real Madridi u bë skuadra e parë që luajti në 100 ndeshje të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve kur ata fituan në udhëtim te Atalanta.

Kanë kaluar 25 vjet që kur Raul Gonzalez ia fitoi Los Blancos ndeshjen e parë kundër Juventusit në daljen e tyre të parë në fazat e eliminimit direkt të garës së rinovuar.

13 herë kampionët e Evropës e kanë kaluar fazën e grupeve në të gjitha 25 sezonet e tyre në Ligën e Kampionëve – një rekord unik.

Real Madridi është gjithashtu skuadra e parë (dhe deri më tani e vetme) që ka arritur dhe kaluar 50 fitore në fazën e nokautit, megjithëse Bayerni është vetëm një fitore larg shifrës së 50 fitoreve.


Pas Mbretërve, vjen Bayerni me 97 ndeshje në këtë fazë, pastaj Barcelona me 96 ndeshje dhe Manchester Unitedi me 67 ndeshje e Juventusi me 66.

Ekipe tjera më poshtë në listë janë edhe: Atltico Madrid (34), Borussia Dortmund (33), Paris Saint-Germain (32), Manchester City (24), Sevilla (11), Leipzig (5), Atalanta (4), Lazio (3), Borussia Monchengladbach (1). /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *