PLAS TEK ATALANTA! “Boll u ankove”, Gasperini nxjerr nga loja yllin e ekipit sapo e kishte aktivizuar

Atalanta u mposht ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë 0-1, por përveç humbjes, bergamaskët duhet të shqetësohen edhe për situatën në ekip, pasi në fundin e ndeshjes trajneri Gasperini pati një debat të madh me Josip Ilicic.

Slloveni u aktivizua në pjesën e dytë, por luajti vetëm 30 minuta, pasi në minutën e 85-të u nxorr nga loja, me Gasperinin që aktivizoi Malinovskyn. Pikërisht trajneri Gasperini i ka bërtitur ashpër Ilicic, duke i thënë që mos të ankohet, por të mendoj që të bëjë diçka.

“Boll u ankove dhe shiko mos bën ndonjë gjë në fushë”, këto kanë qenë fjalët e Gasperinit drejtuar Ilicic, i cili në momentin që u zëvendësua iku menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *