Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Drita me këtë humbje vetëmsa e ka ndezur garën për titull të kampionit,pasi tash Prishtina është vetëm katër pikë larg vendit të parë.

Presidenti i Dritës, Valon Murseli ka reaguar pas ndeshjes së sotme duke thënë se Dritën humbjet e tilla nuk e gjunjëzojnë, përkundrazi vetëm sa e bëjnë edhe më të fortë.

“Askush nuk është si ne! Ne jemi DRITA, ne jem Kampioni!

Keto humbje vetëm se na bejnë më të fort! Kështu ishim edhe vjet, do të jemi edhe sivjet! Ne flasim në fund!

Forca DRITA, Forca INTELEKTUAL!

DRITA KRENARI, DRITA DASHURI”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *