Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli është deklaruar pas barazimit me Ballkanin.
Në Gjilan, u zhvillua ndeshja mjaftë interesante mes “Skifterave” dhe “Xhebrailave”, edhe pse në fund nuk pati fitues (1-1).
Pas ndeshjes, ‘Profa’ tha se lojtarët ishin nën presion dhe që është i kënaqur me angazhimin e djemve.
“Presioni për fitore ishte tek ne, gjë që mendoj se ndikoi jashtëzakonisht negativisht. Në ndeshje si këto mund të humbni, të fitoni ose të barazoni, pra të tre rezultatet janë në lojë. Por, personalisht jam i kënaqur me angazhimin e djemve, kjo është me rëndësi”.
“Gjithashtu, pashë një ekip që dëshiron rezultatin, elementet e tjera do të vijnë me kohë, ani pse javëve në vijim do të përballemi me mungesa, dy për shkak të kartonëve, dy të tjerë për shkak të lëndimit”, u shpreh ai për ArtSport.
Ballkani mbetet lider në Superligën e Kosovës, derisa Gjilani renditët në pozitën e katërt.