Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë në një fazë tejet interesante dhe të paqartë.
Me fitoren e sotme të Prishtinës ndaj Dritës, lufta për titull është bërë e zjarrtë. Tash dallimi mes të parit që e mban Ballkani dhe të tretit që është Prishtina, është vetëm 4 pikë.
Prishtina sot e mposhti Dritën me rezultat 2:0, Gjilani e Ballkani barazuan me rezultat 1:1, ndërsa Trepça ’89 në luftë për mbijetesë e ka mposhtur Llapin me rezultat 1:0.
Nesër luhen dy ndeshje tjera ku takohen Feronikeli – Drenica dhe Arbëria – Besa.
Tabelën e Superligës me tri ndeshjet e sotme mund ta shihni më poshtë.