U transferua në Varshavë, ja paga mujore e Ernest Muçit

Ish-sulmuesi i Tiranës Ernest Muçi firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e Polonisë, Legia e Varshavës (deri më 30 qershor 2025).

19-vjeçari u prezantua si përforcimi më i ri i skuadrës më të suksesshme në historinë e futbollit polak.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, futbollisti do të ketë një pagë mujore prej 10 mijë eurosh.

Tirana mbylli operacionin e merkatos me një shumë totale prej 650 mijë eurosh.

Bardheblutë do të marrin në dorë rreth 500 mijë euro, ndërsa pagesat do të bëhen në dy pjesë.

Gjithashtu, Tirana do të zotërojë një pjesë të kartonit, 10%.

Shuma rreth 150 mijë euro është e përbërë nga bonuse të ndryshëm, si golat në kampionat dhe Europë, aktivizimet por edhe kualifikimi i Legias në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *