Romelu Lukaku ka thënë se festimi i tij kontrovers pas golit në fitoren e Interit 3:0 kundër Milanit u bë në gjaknxehtësi e sipër.
Lukaku me një gol dhe Lautaro Martinez me dy i ndihmuan Interit ta mposhtë Milanin bindshëm 3:0 dhe ta rrisë në katër pikë epërsinë në krye të tabelës në Serie A ndaj rivalit të qytetit në fundjavë.
27-vjeçari ka shpjeguar tani se festimi kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
“Thashë shumë gjëra të çmendura për shkak të adrenalinës”, u përgjigj Lukaku i pyetur nga një ndjekës i tij në Twitter.