Njëra nga skuadrat më të organizuara në futbollin kosovar, Feronikeli nuk është se e ka nisur edhe aq mirë edicionin e sivjetmë në Superligë.
Mungesa e rezultateve sikur po bënë që edhe situata të tensionohet në kampin e skuadrës nga Drenasi, e kjo vërehet më së shumti tek trajneri Klodian Duro.
Ai së fundmi ka marrë një dënim prej 300 eurove nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për shkak të sjelljeve jo sportive në ndeshjen Feronikeli – Gjilanit.
“Klodian Duro, kryetrajner i KF “ Feronikeli“, me procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për mosrespektim të kodit sportiv dhe sjelljes josportive në ndeshjen Feronikeli –Gjilani, bazuar në nenin nenin 63 paragrafi 1 pika B dënohet me të holla 300 euro”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Të kujtojmë se Feronikelin nesër e pret një ndeshje shumë e fortë ku përballet me rivalin lokal Drenicën dhe pikët nga kjo ndeshje janë tejet të nevojshme për të dyja skuadrat, kështu që loja pritet të jetë bukur e nxehtë dhe e luftuar shumë.