Ferizaa ka arritur të shënoj fitore para adhuruesve të vet ndaj Llapit me rezultat të pastër 2-0.
Për Ferizajn kjo ishte fitorja e parë në edicionin pranveror pas barazimit me Feronikelin dhe humbjen nga Ballkani.
Dren Gashi ka qenë hero i vendasve me dy gola të shënuar në këtë takim.
Prishtinasi golin e parë e realizoi në minutën e tretë të ndeshjes, ndërsa për të dytin u përkujdes 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Kjo fitore ia shton shpresat Ferizajt për mbetje në elitë, pasi tani kanë grumbulluar 22 pikë dhe janë në pozitën e 10-të.
Në anën tjetër Llapi mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 28 pikë, por që i duhet punë për t’i ikur rënies.
Në javën e 21-të, Ferizaj do të luaj në udhëtim te Prishtina, ndërkohë Llapi udhëton në Mitrovicë për tu përballur me Trepçën ’89.