Super lajm për Prishtinën, ylli i skuadrës kthehet për duelin me Dritën

Kryendeshja e javës së 21-të në Superligën e Kosovës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

FC Prishtina është nikoqire e kampiones në fuqi, Dritës në një ndeshje që premton spektakël.

Në rrjetin social “Facebook”, FC Prishtina bën me dije se nuk është e preokupuar nga mungesat për këtë ndeshje.

Madje, klubi prishtinas konfirmon se pritet rikthimi i Sabien Lilajt për këtë ndeshje.

Ndryshe, një fitore eventuale e afron FC Prishtinën në tre pikë rivalit për titull, Dritës.

https://www.facebook.com/114379003537/posts/10159701830613538/?d=n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *