Të tre golat e fitores, skuadra nga Drenasi i shënoi në pjesën e dytë.
Mendurim Hoti kaloi për herë të parë në epërsi Feronikelin, kur shënoi në minutën e 50’, Mevlan Zeka dyfishoi epërsinë në minutën e 92’, për 2:0.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Albert Dabiqaj, kur shënoi në minutën e 94’.
Në këtë orar, janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera, me Gjilanin që ka mposhtur 0-4 Dukagjinin në Klinë, ndërsa Ferizaji në shtëpi mundi 2:0 Llapin.
Me fillim nga ora 17:00, në ‘Fadil Vokrri’, zhvillohet derbi i kësaj xhiroje, me Prishtinën që pret Ballkanin.