Arsene Wenger flet se a do të bëhet trajner i Kosovës

Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth një takimi mes Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajnerit legjendar, Arsene Wenger.

Mediat lokale pas një foto të publikuar së bashku në Doha të Katarit, shkruanin se Ademi ka biseduar me ish-trajnerin e Arsenalit për ta ulur atë në stolin e Kosovës.

IndeksOnline ka kontaktuar trajnerin francez duke e pyetur se a ka pasur diçka konkrete nga ky takim.

Megjithatë, Wenger i ka mohuar të gjitha spekulimet.

“Jo më fal. Ne jemi takuar vetëm miqësisht”, ka thënë për IndeksOnline trajneri legjendar francez, Arsene Wenger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *