Përkundër moshës, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve më në formë në botë.
Sulmuesi portugez shkëlqeu edhe sonte për Juventusin në ndeshjen ndaj Crotones (3:0) në Serie A.
Në këtë ndeshje, Ronaldo realizoi dy gola të bukur me kokë.
Kështu, tashmë portugezi ka regjistruar një shifër fantastike në karrierën e tij.
Për edicionin e 14-t me radhë, “CR7” ka shënuar mbi 25 gola për edicion.