FFK vendos se kush do jetë personi përgjegjës për sistemin VAR, emër i njohur nga të gjithë ju

Federata e Futbollit të Kosovës është zotuar se shumë shpejtë, përkatësisht gjatë këtij viti do të fillojë implementimin e sistemit VAR në Superligë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Federata e ka caktuar Albert Bunjakun përgjegjës për funksionimin e këtij sistemi.

Ish trajneri i Kosovës ka disa ditë që po viziton stadiumet e klubeve të Superligës, duke shikuar infrastrukturën.

Ndryshe, Bunjaku ka qenë përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës nga viti 2009 deri 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *