Ndodhi në fundjavë, në Kupën e Argjentinës. Atlanta, një nga ekipet më pak të njohura, por me një histori të pasur në futbollin argjentinas,
u eliminua nga Kupa prej Villa San Carlos, që militon në Divizionin e Tretë, në një pjesë të madhe falë një penalltie qesharake, të ekzekutuar shumë keq nga Gonzalo Coronel.
Futbollisti bëri një nga 5 gjuajtjet nga pika e bardhë për të tijtë, aplikoi një mënyrë shumë të veçantë, por joefektive.
Coronel mori vrull pothuajse nga gjysma e fushës, frenoi disa herë, goditi me stil në fund, por pothuajse ia dorëzoi topin në dorë portierit rival.
No se puede creer. ¡Este penal no se puede creer! #CopaArgentinaEnTyCSports. pic.twitter.com/qYvP0D3IrY
— TyC Sports (@TyCSports) February 21, 2021