Tre futbollistë me koronavirus, klubi italian vendoset në karantinë

Klubi me bazë në Tuskanë të Italisë, Pianese, është vendosur në karantinë, pasi që tre futbollistë të kësaj skuadre dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar të jenë prekur nga koronavirusi.

Njëri ndër lojtarët e klubit i shfaqi simptomat e para të këtij virusi gjatë fundjavës së kaluar, përderisa e gjithë skuadra ishte në Alessandria për ndeshjen e Serisë C, nivelit të tretë të futbollit në Itali, transmeton GE.

Ai u testua dhe doli pozitiv për Covid-19 më vonë gjatë javës dhe u shtrua në një spital në Siena, pasi që rezultatet e konfirmuar se ai ishte prekur nga virusi.

Që nga atëherë janë diagnostikuar me koronavirus edhe dy lojtarë të tjerë të Painese, bashkë me një zyrtar të skuadrës. Këtë gjë e ka konfirmuar klubi përmes një deklaratë për media.

“Për momentin, katër persona janë infektuar – tre lojtarë dhe një zyrtar i skuadrës. Për momentin, të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe trajnerët që ishin prezentë gjatë udhëtimit të fundjavës së kaluar janë vendosur në karantinë për 15 ditë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Italia është duke e përjetuar përhapjen më të madhe të koronavirusit në Evropë, me mbi 650 persona të prekur dhe mbi 17 të vdekur./GazetaTopi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *