Napoli merr frymë lirisht përsa i përket çështjes së sulmuesit të saj Viktor Ozimhen.
Gjatë ndeshjes ndaj Atalantës ku Napoli u mund me rezultat 4:2, Viktor Ozimhen u dëmtua gjatë një dyluftimi me Romeron ku lojtari nigerian ra në tokë pa ndjenja dhe u transportua me urgjencë në spital.
Pas ekzaminimeve në një spital të Bergamos, Napoli ka deklaruar me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj për gjendjen e Ozimhen ku deklaron se testet kanë rezultuar negative për një traumë në kokën e tij por që deri ditën e nesërme do të monitorohet nga mjekët e këtij spitali.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË NAPOLIT
“Pas dëmtimit të tij gjatë ndeshjes ndaj Atalantës pas një goditje në kokë në minutat finale të Atalanta-Napoli, sulmuesi nigerian i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe kanë rezultuar negative. Futbollisti ynë do të qëndrojë në Bergamo deri nesër nën vëzhgimin e mjekëve”.