Ka vazhduar përplasja mes Romelu Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovicit, por kësaj here në distancë.
Kujtojmë se para pak javësh, sulmuesi i Interit dhe ai i Milanit kishin një takim të ashpër, aty ku shkëmbyen edhe fyerje mes njëri-tjetrit.
Në javën e 23-të, Nerazzurët mposhtën 3-0 Rossonerët në San Siro, duke thelluar kështu diferencën në kreun e tabelës.
Belgu e shënoi golin e tretë të takimit për Interin, derisa në festën e golit thumboi Ibrahimovicin.
Romelu Lukaku had a few words for Zlatan Ibrahimovic after he scored the third goal for Inter Milan vs AC Milan. pic.twitter.com/cZDPZYfmz5
— LIGI Sports ™ (@OfficialLIGI) February 21, 2021
Lukaku bëri me shenjë se në Milano është vetëm një mbret dhe është vetëm ai e jo suedezi.
“Zot, unë jam Zot, unë jam këtu, të thash”, thumbon belgu në drejtim të Ibras. /Telegrafi/