Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ndeshja e nesërme mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë do të shtyhet për ditën e hënë, në orën 13:00.
Për shkak të kushteve të këqija në stadiumin e Flamurtarit, ndeshja e xhiros së 20-të kundër Vushtrrisë është shtyrë për të hënën, transmeton GE.
“Ndeshja e javës së 20-të në Ipko Superligë ndërmjet Flamurtarit dhe Vushtrrisë, e paraparë të zhvillohet të dielën është shtyrë si pasojë e kushteve të vështira në fushën e stadiumit të Flamurtarit pas reshjeve të djeshme të borës, thuhet në njoftimin nga FFK-ja.
“Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të hënën, më 3 mars në ora 13.00”
Edhe gjatë ditës së djeshme, një ndeshje ishte shtyrë për arsye të reshjeve të mëdha të borës. Bëhet fjalë për ndeshjen që po zhvillohet aktualisht mes Ferizajt dhe Llapit.