Ibra-Lukaku, dueli “me bisht syri”! Belgu nuk përmbahet në Derbi: “Ju thashë, pasojeni dreqin”

Humbje e rëndë për Milanin në derbin e luajtur sot kundër Interit. Një 0-3 absolutisht zhgënjyes, i cili tani e sheh ekipin e Conte në krye të renditjes, +4 nga kuqezinjtë.

Ndeshja u vendos nga golat e Lautaro Martinez (dy) dhe Romelo Lukaku.

Në veçanti, goli i shënuar nga sulmuesi belg e mbylli plotësisht ndeshjen, duke thyer të gjitha shpresat për Milanin për ta përmbysur atë.

Lukaku, pas golit të shënuar në minutën e 66-të të pjesës së dytë, arriti te flamuri këndit dhe dhuroi një shfryrje të veçantë.

Romelo në fakt bërtiti “Ma pasoni! Unë ju thashë, ju thashë!”…

Si për të nënvizuar bindjen e tij para ndeshjes që Interi do ta fitonte, dhe bindshëm gjithashtu.

Në rrjetet e ndryshme sociale, në fakt, shumë tifozë kanë dhënë idenë se ngazëllimi i pangopur i Lukakut kishte lidhje me Ibrahimovic. Të nuk u takuan dhe vazhduan me inatin e ndeshjes në Coppa Italia, edhe pse një moment kamera i kapi teksa shihnin njëri tjetrin me bisht syri.

Por nga imazhet është mjaft e dukshme për të parë se si fjalët e sulmuesit ishin drejtuar ekskluzivisht stolit të tij.

Më poshtë është video e ngazëllimit të belgut, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave:

Duke lënë mënjanë gëzimin e veçantë pas golit të shënuar sot, është shumë e rëndësishme të theksohet se Romelu Lukaku ka shënuar gjithmonë kundër Milanit që kur ka luajtur te Inter.

Një statistikë e rëndë për kuqezinjtë, që demonstron se ka disa vështirësi në mbrojtje ekzistojnë, sidomos për të garuar me një sulmues të këtij kalibri.

Lukaku ka shënuar 5 gola në 4 derbi të luajtura. Milani, së bashku me Genoa, janë skuadra italiane të cilës sulmuesi belg i ka shkaktuar më shumë gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *