Nuk ka rehati në Itali nga virusi i tmerrshëm coronavirus që ka kapluar shtetin italian.
Mbi 650 persona janë infektuar me këtë virus në Itali derisa numri i të vdekurve ka shkuar në 17.
Duke parë gjendjen alarmante të shtetit këtë fundjavë nuk do të luhet pesë takime të Serie A.
Derbi i madh italian Juventus – Inter është shtyrë, ndërsa tifozët nuk do të mund ta shohin as Milanin në përballje me Genoan.
Tri ndeshjet tjera që janë shtyrë janë edhe Udinese – Fiorentina, Parma – Spal dhe Sassuolo – Brescia.
Serie A ka caktuar menjëherë edhe datën se kur do të zhvillohen këto takime të javës së 26-të në Serie A.
Data 13 maj (e mërkure) do të luhen këto sfida të mbetura.
Gjithsesi këtë javë në Serie A do të zhvillohen ndeshjet tjera si Lecce – Atalanta, Cagliari – Roma, Lazio – Bologna dhe Napoli – Torino.