Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikaleshi, rezultoi vendimtar në fitoren 3-2 të Konyasporit si mysafir i Malatyasporit.
Sulmuesi realizoi dy golat për skuadrën e tij në momentin, kur po humbiste 2-1.
30-vjeçari u aktivizua nga minuta e parë dhe ia shpërbleu besimin trajnerit, duke siguruar një fitore me shumë vlera.
?? Her Şey Seninle Güzel…
0:00 ━───────── 0:20
◃◃ ⅠⅠ ▹▹
SES : ▁▂▃▅▆ 100% pic.twitter.com/KXzA1OUqHR— İttifak Holding Konyaspor (@konyaspor) February 20, 2021
Cikalleshit në minutën e 80-të barazoi me një goditje spektakolare me kokë.
Katër minuta më vonë realizoi golin e fitores, pasi u gjend në kohën dhe vendin e duhur, pranë shtyllës së dytë, duke shtyrë sërish topin drejt rrjetës.
⚽️ 80' Cikalleshi
Yeni Malatyaspor 2-2 KonyasporTüm videolar için • @goalforza pic.twitter.com/KHFdjcGHGz
— @goalforza 'yı takip ediniz. (@canligoltv10) February 20, 2021
Në kthimin e rezultatin ndihmuan edhe dyshja, Zymer Bytyqi dhe Erdon Daci, që u aktivizuan në pjesën e dytë. /Telegrafi/