Publikohet fotoja, aty ku Khabib shihet në gjendje të tmerrshme fizike

Khabib Nurmagomedov ka zbuluar se ai sa nuk e kishte anuluar përballjen me Justin Gaethjen për shkak se ka filluar të shtojë shumë peshë.

Kampioni i peshave të lehta triumfoi ndaj Gaethjes në raundin e tretë, aty ku edhe njoftoi më pas për pensionim.

Ishte zbuluar më vonë se Khabib kishte vuajtur nga disa sëmundje gjatë stërvitjeve dhe se ajo u pa edhe gjatë përballjes së zhvilluar në vitin e kaluar.

Tani, gjatë një bisedë me Magomed Ismailov, dagestanezi ka treguar gjendjen e tij reale, me një peshë tejet të shtuar.

Duket se Khabib do ta ketë të vështirë që të rikthehet dhe të mbroj titullin e tij, shkaku që tashmë ka shtuar disa kilogramë të tepërt dhe nuk stërvitet rregullisht. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *